Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në 21 vjetorin e çlirimit se në këtë ditë të rëndësishme kujton betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është përjetësisht falënderues SHBA-së dhe aleatëve në NATO.
“12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut.
I përkulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj!
Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!”, shkruan Haradinaj.