0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Përfundimisht sot para 11 vjetësh, mora aktvendimin e pafajësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se para 11 vitesh e ka marr aktvendimin e pafajësisë për akuzat si i dyshuar për krime lufte dhe thyerje e ligjeve dhe rregullave të luftës nga Haga.

Ai tha se për tetë vite më radhë ishte në proces gjyqsorë në Hagë.

“Më 17 nëntor 2004 pata dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, për t’u paraqitur për intervistim para prokurorëve të Hagës në Prishtinë, si i dyshuar për krime lufte dhe thyerjen e ligjeve dhe rregullave të luftës.Pas marrjes së aktakuzës së parë, filloi një proces i gjatë gjyqësor. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012, zgjati ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë u lirova si i pafajshëm, pas disa vjetësh jam rikthyer për herë të dytë në rigjykim.  I gjithë ky proces gjyqësor zgjati më shumë se 8 vjet, ku përfundimisht sot para 11 vjetësh, mora aktvendimin e pafajësisë i cili vulosi pafajësinë time dhe të bashkëluftëtarëve të mi, për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai tha se shpreson se sikurse atëherë që ishte vendimi në favor të tij, edhe tani do të vërtetohet pafajësia e të akuzuarve nga Prokuroria Speciale në Hagë.

“Edhe atë kohë kishim ndjenjën që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por megjithatë kur erdhi ishte lehtësim i madh, çlirim nga padrejtësitë që ndodhën gjatë procesit. Po ashtu sot besoj që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve që janë duke u përballë me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!”, ka thënë tutje ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img