1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës

Ka nisur sot në Sofje të Bullgarisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Forumi Ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheqë edhe me Presidencën Evropiane, dhe në të cilën përveç Kosovës po marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi derisa nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë.

Bashkëpunimi Regjional, si pjesë e integrimit Evropian, Realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.

Forumi Ekonomik i Vjenës po shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në sesionin plenar të këtij forumi, Kryeministri Haradinaj do të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturorë të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img