-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për zhvillimet e fundit në KEK dhe Kuvend: Kurti po rrëshqet në diktaturë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka gjykuar vendimet e prokurorit në foltoren e Kuvendit të Kosovës, për rastin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Haradinaj tha se nëse vazhdon me kësi lloj veprimesh, Kurti mund të rrëshqasë në diktaturë.

“Ndarja e pushteteve është themeli i funksionimit të sistemit demokratik të një shteti. Kur pushteti e sulmon sistemin gjyqësor të vendit të vet, ai pushtet e ka një problem serioz.

“Kryeministri gabon rëndë kur i jep të drejtë vetes për t’i gjykuar veprimet e një prokurori, edhe nëse ai ka dyshime për punën e tij. Ai rrëshqet në diktaturë kur thotë se një person nuk do të mund të bëhet kryeprokuror sepse kjo është kundër dëshirës së tij. Vendosja e një kryeprokurori nuk bëhet sipas dëshirave të kryeministrit. Të paktën jo në sistemin tonë të drejtësisë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai tutje shtoi se sot ka kërkuar që kryeministri dhe njerëzit e pushtetit të tij të vendosen në anën e drejtësisë e jo kundër sa.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img