Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Berlin është pritur në takime të ndara nga Hans Joachim Falenski, këshilltar për politikë të jashtme i Grupit Parlamentar CDU-CSU; Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike të Gjermanisë, si dhe Christian Wiesenhutter, zëvendësshef ekzekutiv i Odes për Ekonomi dhe Industri në Berlin
Haradinaj në këto takime foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, aspektet socio-ekonomike dhe zhvillimore, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Aui nikoqirëve ua përcolli edhe mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.