0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për videon e VV-së: Janë këta që kanë penguar çdo investim në energji

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka publikuar pak momente më parë në lidhje me sektorin e energjisë, duke kritikuar qeverisjet e mëparshme.

Haradinaj, e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr.

Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai vlerëson se Qeveria e Kosovës po i vjedh qytetarëve paratë e buxhetit.

Vërtet këta e kanë vetëm një shpresë sot, paren që ua kanë vjedh qytetarëve, pra paren e buxhetit që ka qenë e paraparë të shkojë te qytetarët, qoftë përmes investimeve kapitale, qoftë përmes rrugëve tjera, që buxheti që i dedikohet qytetarëve. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”.

Ajo pare nëse flasim për Ligjin e Pagave, që ish dashur të rritej para një viti e gjysmë, aty do të ishin edhe 150 milionë që do të kishin shkuar te qytetarët, te pensionistët, tek të gjitha kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik”.

Ligji i pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Kurti dhe qeveria Kurti, iu ka vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro, iu kanë vjedhë edhe pensionistët. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img