10.6 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj për ujin e pijshëm: 8 liqej akumulues – zgjidhje shekullore për ujin e pijshëm

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj ka shpaluar programin për ndërtimim e tetë liqeneve akumuluese.

Ai ka thënë se më ndërtimin e tyre do bëhet zgjidhja shekullore për ujin e pijshëm.

Postimi i plotë i Haradinaj:

8 liqej akumulues – zgjidhje shekullore për ujin e pijshëm

“Kosova Fituese” me ndërtimin e digave do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës.

Programi ynë përfshin projektet që janë paraparë në Strategjinë shtetërore për Ujërat, hartuar gjatë qeverisjes Haradinaj:

1. Ndërtimi i digës në lumin Lepenc në fshatin Firajë – furnizim me ujë për komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime dhe Lipjan.

2. Ndërtimi i digës në lumin Manastircë, afër fshatit Reçan – furnizim me ujë për komunën e Prizrenit.

3. Ndërtimi i digës në Dragaçinë – furnizim me ujë për komunën e Suharekës.

4. Ndërtimi i digës në Lloqan – furnizim me ujë për komunën e Deçanit.

5. Ndërtimi i digës së Pollatës – furnizim me ujë për komunat Prishtinë dhe Podujevë.

6. Ndërtimi i digës së Kuqicës – furnizim me ujë për komunat Drenas dhe Skenderaj.

7. Ndërtimi i digave të Kremenadës ose Desivojcës – furnizim me ujë për komunën e Kamenicës.

8. Ndërtimi i digës në Shushë të Vitisë ose në Pogragjë të Gjilanit – Përmes studimit të fizibilitetit do të përcaktohet cila prej këtyre digave është më e përshtatshme për furnizimin me ujë të komunave Gjilan e Viti.

Përveç ujit të pijshëm, digat do të shërbejnë edhe për ujitjen e tokave bujqësore, prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve dhe zhvillimin e zonave rekreative.

Programi i koalicionit për Kosovën Fituese përmban konceptet inxhinierike të gatshme për zbatimin e këtyre projekteve.

137 për Kosovën Fituese

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img