-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për Trepçën: Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit

Janë bërë 34 vite nga greva e minatorëve të Trepçës. Këtë ditë e ka quajtur si aktin më të guximshëm dhe moment kthese për përpjekjen për liri, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Haradinaj tregoi se gjatë mandatit të tij si kryeministër është votuar statuti i “Trepçës”, ku u regjistrua si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Greva e Minatorëve ishte akt i guximshëm e moment kthese në përpjekjet tona për liri. Kjo grevë u shndërrua në rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm ishte rikthimi i Trepçës në burim jete. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj tha se qeveria e tanishme e ka neglizhuar Trepçën, ku tani kjo ndërmarrje po ballafaqohet me mungesë të financave, me borxhe e prodhim minimal.

“Fatkeqësisht, qeveria e tanishme e ka neglizhuar këtë ndërmarrje. Sot, Trepça është duke u ballafaquar me mungesë të financave, me borxhe e prodhim minimal. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale e pa sigurim shëndetësor. Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze. Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img