Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës.
Çdo justifikim për këtë dështim, sipas tij, është qesharak.
Postimi i Haradinajt:
Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?
Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga.
Kur është boll për Kurtin?!