0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për takimin me Halen: Kosova gati për dialog, Serbia t’i kthehet tavolinës së bisedimeve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,  ka thënë se në takimin me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale, ka paraqitur qëndrimin se Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Sipas një njoftimi nga kryeministri i vendit, ka thënë se e fton Serbinë që t’i kthehet tavolinës së bisedimeve dhe të diskutojnë hapur për çështjet e vendit dhe tregtinë e lirë.

Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt:

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img