Site icon PrishtinaPress

Haradinaj për sulmet e Rusisë në zonat civile në Ukrainë: Skena tmerri të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij

Janë bërë disa muaj që nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka quajtur brutale sulmet e Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë.

Ai ka thënë se këto janë skema skena tmerri të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij.

Ndër të të tjera Haradinaj ka thënë se është së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në dënimin e këtij akti makabër.

“Sulmet brutale të Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë, janë skena tmerri të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij. Jemi bashkë me aleatët dhe partnerët tanë në dënimin e këtij akti makabër. Ata që sot nuk janë kundër Rusisë, ata janë me Rusinë. Lutemi dhe bashkëndjejmë me Ukrainën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Prishtinapress/

Exit mobile version