Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e Kosovës ka dështuar për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë. Thotë se nuk kishte planifikim të duhur.
Ramush Haradinaj thotë se në kohën sa ai ishte kryeministër, gjëra të tilla s’kanë mundur të ndodhin.
“Nuk çohen policia atje që pastaj me ardhur KFOR’i me t’i liruar ose me negocu me Rakiqin, me ministrin tënd. Ky negocion me ministrin e qeverisë së vetë qysh me i shpëtu policinë e vetë”, thotë Haradinaj.
“Nuk më kish ndodh. Nuk më ka ndodh”, shtoi ai.
“Implementimi s’ka dal operacionalisht i suksesshëm’, shtoi Haradinaj.
“Nëse e merr qeverisjen e Ramush Haradinajt, s’ka pasur bllokada në rrugë. S’kanë guxuar me i qit”, thotë ai në Pressing.
“Ju ka dështu çdo tentativë me na blloku dhe në fund ka dalë rusi në rrugë. Veç ka qenë një dallim, s’ia kemi falë minutin”, tha ai.