Site icon PrishtinaPress

Haradinaj për shtatoren e Adem Jasharit: E ka vendin e vet, ai është më i madh se simboli i vëllazërim-bashkimit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka folur për shtatoren e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Haradinaj tha se është fatkeqësi që nuk e kemi shtatoren e legjendarit edhe pas 22 vjetëve liri.

“Fatkeqësisht nuk e kemi akoma edhe pas 22 vjetëve liri. E kemi të Zahir Pajazitit, presidentit Rugova, Nënë Terezës etj, por shtatorja e Adem Jasharit mungon”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj nuk hezitoi të thotë se i kemi hyrë në hak legjendarit meqë shtatorja e tij s’është ndërtuar akoma.

“Unë i kam përkrahur Plisat për shtatoren e Adem Jasharit dhe mendoj që kjo s’do duhej as të diskutohej. Kjo histori duhet kryer urgjent se në fakt i kemi hyrë legjendarit në hak që s’e kemi ndërtuar”, ka thënë Haradinaj.

“Ku?”, pyeti gazetari Arsim Lani.

“E ka vendin dhe emrin”, tha Haradinaj duke aluduar për sheshin ku gjendet simboli i vëllazërim-bashkimit të kohës së Jugosllavisë.

“Por, aty është një simbol tjetër që nuk dihet se cfarë do të ndodhë me të?”, ka pyetur Lani.

“Mendoj që figura e Adem Jasharit është më e madhe se simboli i bashkim-vëllazërimit”, përfundoi Haradinaj.

Exit mobile version