Site icon PrishtinaPress

Haradinaj për mediat kroate: “Kurrë s’e kemi dashtë Tito`n”

Në një intervistë ekskluzive për gazetën kroate “Vecernji list” kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përpos temave aktuale politike dhe zhvillimeve rajonale ka folur edhe për jetën private duke kujtuar jetën në ish-Jugosllavinë Socialiste.

“Të ju them të drejtën familja jonë dhe Jugosllavia nuk i kemi pasur marrëdhëniet e mira, gjithmon kemi qenë në konflikt dhe kemi pas jetë me përndjekje dhe arrestime. Ne asnjëherë nuk e kemi ndi vetën jugosllaven por vetëm shqiptar. Nuk e kemi dashtur Tito`n” është shprehur Haradinaj i cili ka përmendur edhe një anëtar të familjesë Haradinaj i cili gjatë asaj kohe ka qëndruar totalisht i izoluar vet në qeli për 11 vite rradhazi në burgun e Pozharevcit, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj ka folur edhe për  preferencat futbollistike të asaj kohe dhe ka befasuar gazetarin kroat i cili duke ditur se shumica e shqiptarëve të Kosovës   gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste kanë qenë tifoz të Hajdukut të Splitit apo Dinamo`s së Zagrebit ka besuar se e njëjta vlen edhe për kryeministrin kosovar.

“Kur ka luajtur Vokrri për Partizanin atëhere kam bërë tifo me këtë ekip, por nuk është e vërtet se kam qenë aq i flakët siç shprehen disa media serbe. Nuk është e vërtet se kam qenë pjesë e grupit “Grobari”.

Gjersa më parë kur isha fëmijë bëja tifo me Cervena Zvezdën sepse na pëlqenin ngjyrat e saja, ngjyra e kuqe sikurse flamuri ynë të cilën në atë kohë nuk kishim drejtë ta valonim të lirë” ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për gazetën kroate “Vecernji List”, intervistë të cilën e kanë ribotuar  sot shumë portale të rajonit duke përfshi edhe të Serbisë.

Përndryshe, Haradinaj i ka bërë ftesë popullit dhe shtetit serb që t`a njohë pavarsinë e Kosovës sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe afatgjate ndërmjet dy popujve dhe po ashtu një Ballkan paqësor dhe evropian.

https://www.kurir.rs/sport/fudbal/3145113/za-partizan-sam-navijao-zbog-vokrija-a-za-zvezdu-zbog-albanskih-boja-premijer-tzv-kosova-otvorio-dusu-hrvatima-i-pricao-o-srpskim-vecitim-rivalima

https://www.vecernji.hr/vijesti/moj-identitet-nije-religija-pa-cetiri-generacije-moje-obitelji-bile-su-katolici-1279110

Exit mobile version