0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për Kusarin, pas përgjimeve të reja: Turpi ka emër

Zyrtari dhe ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi edhe sot janë publikuar incizimet e reja mes Mimoza Kusarit së LVV-së dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe, nga Gazeta Nacionale.

Në këto incizime të reja, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.

“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve të sotme.

Kusari më pas e akuzon te Sllavko Simiqi ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës.

Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.

E për këto biseda, Haradinaj ka reaguar shumë shkurt në rrjetin e tij social Facebook.

“Turpi ka emër!”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img