Site icon PrishtinaPress

Haradinaj për Kurtin: Poshtërsia e tij nuk paska kufij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se poshtërsia e kryeministrit Albin Kurti nuk ka kufij.

Haradinaj, që ishte edhe kryeministër i vendit, ka thënë se me Kurtin Kosova ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

Ai ka folur për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që grevuan gjatë muajit të kaluar, gjë e cila sipas tij, është antikombëtare dhe antinjerëzore.

“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version