0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për kufijtë: S’guxojmë ta prekim atë çka është arritur me gjak

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalimit të tij në Inagurimin e Kompleksit Memorial në Marinë, Haradinaj tha se të gjithë dëshmorëve të kombit, Kosova u ka borgj varre të dinjitetshme, raporton lajmi.net.

Sipas tij, borgj tjetër që Kosova ka ndaj dëshmorëve është edhe forcimi i lirisë dhe shtetit. Ruajtja e territoreve dhe kufijve, ngase sipas tij të gjitha këto janë arritur me gjak.

“Borgj tjetër ju kemi me e forcu lirinë, me e forcu shtetin. Me e rujt Kosovën, territorin e vet dhe kufijtë e vet, prej të gjithëve, qoftë ai këtu me ne.  S’guxojmë me nguc ata që është mbërri me gjak”, tha Haradinaj.

E vetë presidenti  Thaçi, i cili në këtë inagurim foli para kryeministrit Haradinaj, tha se Kosova synon që përmes marrëveshjes finale me Serbinë, të arrijë bashkimin e Luginës , duke rikujtuar kështu edhe njëherë idenë e tij për korrigjim kufijsh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img