1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Për demarkacionin, ka mungesë të reflektimeve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ku tha se askund nuk ekziston një hartë e cila thotë që kufiri me Malin e Zi është në Kuqishtë, por këtë e tha vetëm Murat Meha.
Ai në këtë takim tha se si opozitë janë  ndodhur para dy sfidave të mëdha, siç është “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Sipas tij, nga viti 1946 është vendos një kufi për Kosovën.
Haradinaj tha se Kosova ka stagnuar në shumë plane por si opozitë e kanë shpëtuar shtetin nga një rrëshqitje.
Ai ka thënë se probleme tjera të Kosovës janë ushtria dhe korrupsioni. Kurse, sa i përket Trepçës, ai tha se Qeveria nuk ka treguar se ka ndonjë vizion.
I pyetur nga Bardh Maliqi për liberalizim të vizave, Haradinaj tha se arsyeja kryesore për këtë ngecje të vizave është Qeveria e Kosovës.
Haradinaj është pyetur edhe për LDK,  ku tha se të gjithë politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img