Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin për abuzime.
Haradinaj, në faqen e tij në Fcebook, ka bërë një reagim të shkurtër.
Ai ka thënë në mënyrë metaforike se “lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq”.
“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!”, ka shkruar kryetari i AAK-së.