Site icon PrishtinaPress

Haradinaj për Agim Ramadanin: Strategu që shkuli gurin e kufirit, emër ky që u bë tmerr për armikun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani.

Haradinaj ka thënë se “Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun”

Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun. Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar. Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Exit mobile version