2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: PDK më bëri presion për koalicion në 2017, tash s’e përjashtojmë bashkëpunimin me VV-në

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili javë më parë pati thënë se AAK-ja ka borxh ndaj PDK-së pasi e kishte bërë Ramush Haradinajn kryeministër.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka pasur presion të jashtëzakonshëm që të hynte në koalicion me PDK-në para zgjedhjeve të vitit 2017.

“Deri në orë të vona të natës, mua më kanë bërë shumë presion për të hyrë në koalicion me PDK-në, pra mua personalisht sepse Ramushi nuk e ka bërë koalicionin, por unë. Tepër shumë presion kam pasë nga të gjitha anët që të hyjmë në koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe tash të thonë që e kanë bërë Ramush Haradinajn kryeministër nuk e di. Por, t’ia lëmë kohës. Megjithatë, duhet me pasë kujdes shumë, sidomos disa akterë që nuk i kanë shefat këtu, se po të ishte zotëri Thaçi ose Veseli në krye të PDK-së unë e di më kënd do të kishim biseduar, por tash nuk e kanë të zotin e shtëpisë dhe janë bërë shumë zëra. Ata duhet të ulen dhe të diskutojnë brenda subjektit të vet pastaj të dalin në opinion publik, por jo të thonë na i ktheni ato vota ose mos na i ktheni, sepse edhe jashtë afatit ligjor. Ne kemi rezistuar që të mos hymë në koalicion”.

Haradinaj  ka thënë se janë të hapur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen edhe pse tha se kanë dallime thelbësore si parti.

“Përkundër dallimeve s’do të thotë që jemi armiq me Vetëvendosjen. Pra, s’e përjashtojmë mundësinë që të kemi koalicion edhe me VV-në edhe para zgjedhjeve.
Vijat e kuqe janë hequr vite e vite më herët, edhe pse kur vijnë fushatat ashpërsohet fjalori”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Megjithëse Haradinaj u zotua se nuk ka përçarje të koalicionit qeverisës, AAK-ja nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për president përveç udhëheqësit të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img