Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon ky version i draft-statutit pa ndryshime

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti.

“Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, shkroi ai.

Tutje Haradinaj shtoi se Kosova e pavarësisë nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

“Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008 nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar “.

Exit mobile version