11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj pas takimit të djeshëm në Bruksel: Kërkojmë reflektim urgjent nga Kurti, duhet të dorëhiqet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkon reflektim urgjent nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij pas diskutimeve dje në Bruksel.

“Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, tha Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkrimi i plotë:

Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.

Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.

Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img