Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pas takimit në PDK: Isha për t’u dhënë mbështetje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin në zyrat e PDK-së.

Pas takimit me u.d e kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, Haradinaj ka thënë para mediave se qëllimi i kësaj vizite ishte për t’u dhënë mbështetje në këto momente të vështira, pas aktakuzës ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UCK-së, gara politike kemi pas gjithmonë mospajtime por kam qenë në UCK, Ramush Haradinaj është UCK jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabuar çdo herë”, ka thënë ai.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është diskutuar ndonjë temë aktuale politike, por ka thënë se agjenda politike vazhdon. /Telegrafi/

Exit mobile version