Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku në veri vazhdon, të koordinohemi me aleatët

Ish-kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se rreziku për eskalimi të situatës sërish në veri ekziston. Ai tha se përgjegjës për këtë situatë është Serbia dhe se për këtë duhet edhe një hetim ndërkombëtar.

Haradinaj pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani pohoi se për këtë çështje duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Madje kreu i AAK-së, tha se koordinimi me aleatët është i domosdoshëm në këtë fazë.

“Biseda ishte kryesisht lidhur me situatën e sigurisë ne vend gjatë ditëve të fundit të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi më veri ku humbi jetën një epror i Policës së Kosovës. Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla, për shkak se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent rreziku”.

“Duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politik ta kryejnë me sukses punë  e vete. Përballja me rreziqe e sigurisë nuk bëhet duke e bartur përgjegjësinë vetëm te profesionistët, duhet ndihmesa politike edhe duhet një kurs politik i besueshëm me aleatët. Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorisuese, i ka stërvit dhe i ka dhënë udhëzimit këtij grupi terrorist. Është mirë që të zhvillimet një hetim që Serbia është faktorë, kjo dihet por të vërtetohet edhe nga hetuesit ndërkombëtar me mundësi të një gjykate”, tha ai.

Exit mobile version