Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.
Madje ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së.
“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”.
“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”.
“Ajo që besoj që është e rëndësishme, duke ta ketë edhe vulën e Amerikës”./Prishtinapress/