Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pas takimit me Kosnett: Mora mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow.

Haradinaj ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.

“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.
Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se “Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”.

Exit mobile version