Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi do të jap dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i bindur se në rast në konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, presidenti i vendit Hashim Thaçi do të jap dorëheqje.

Haradin theksoi se koha se kur jep dorëheqje presidenti është kalkulim i tij.

“Kjo situatë nuk është e mbyllur, i ka dy momente, është publikimi i aktakuzës, pra një njoftim zyrtar që pasoi me intervistimin e presidentit, por është edhe momenti tjetër që pritet, do të thotë hedhja poshtë ose vendimi për konfirmim. Tani mendoj se edhe dorëheqja nuk duhet të shihet në një afat të caktuar kohor, a është në ditën e parë apo në ditën kur ngitet aktakuza, por mund të vijë ajo ditë nëse konfirmohet aktakuza kur presidenti do ta merr vendimin e tij pra për dorëheqje. Unë vendimin e kam marrë në ditën e parë. Ndërsa edhe presidenti në aspektin kohor mund ta kalkuloj, por kur të ngritet aktakuza ai ashtu siç ka deklaruar edhe vetë ai do të jap dorëheqje”, tha Haradinaj, aj në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje Haradinaj tha se intervistimi i Thaçit në Hagë ndikon në sovranitetin e vendit, sepse bëhet nga gjykatës dhe prokurorë të huaj.

“Ka implikime në sovranitetin, në aspektin e integritetit shtetëror e të gjitha këto kur merret presidenti në pyetje. Nëse do të merrej presidenti në pyetje nga një gjykatë e lartë vendore janë marrëdhënie të respektueshme kur ti shkon te institucioni yt që e ke krijuar vetë, e respekton, e çon porosinë e mirë në popull, në momentin që konfirmohet ndonjë shkelje ligjore jep dorëheqje, siç kemi bërë ne këtu. Dy presidentë kanë dhënë dorëheqje për shkak të të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese, por problemi është se ti shkon në një juridiksion tjetër edhe pse me ligje të Kosovës. Ti shkon në një shtet tjetër në këtë rast në Holandë, dhe e dyta del para gjyqtarëve të rekrutuar nga dikush tjetër, janë shtetasë të huaj. Me gjithë respektin se vijnë nga vendet mike, por integriteti, sovraniteti i vendit sidomos sovraniteti është strikt, pra nuk e ekspozon, nuk e nxjerrë sovranitetin për asnjë arsye”, tha Haradinaj.

Exit mobile version