Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve të reja – të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, në të cilën publikoi fotografinë e tubimit të AAK-së, duke shkruar se ‘po vjen koha e ndryshimit dhe koha e bashkimit’.
Sipas tij, Kosova duhet të kthehet në mesin e shteteve normale.
“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025!”, shkroi Haradinaj.