Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarët e tij në Dukagjin për të shënuar Ditën e Veteranit.
Gjatë një aktiviteti të organizuar në Baran të Pejës, Haradinaj ka nderuar kontributin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke ritheksuar angazhimin e tij për mbështetje të pakushtëzuar ndaj kategorive të dala nga lufta.
Ai ka premtuar trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe zhvillimin e projekteve rehabilituese.