Kryetar i i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.
Postimi i tij i plotë:
Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë./Prishtinapress/