Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pajton dy familje në Dukagjin: Të falësh është burrëri, nder e trimëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë iniciator për të pajtuar dy familje në Rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja e Deçanit, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi i Gjakovës.

Ai tha se falësh është burrëri, nder e trimëri!

“Të falësh është burrëri, nder e trimëri!

Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.

Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo ngjarje fisnike.

Exit mobile version