4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj, opozitës: Pse ka hezitime për mocion?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje edhe njëherë që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka theksuar se edhe opozita është duke u ndalur për këtë mocion gjë që i ka kritikuar partitë tjera opozitare.

“A ka dikush në Kosovë dhe në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës? Nëse e kemi humbur besimin nëse kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë. Me ndëshkim dhe me besim të humbur nga ata që na kanë ndihmuar a jemi më të fortë apo më të dobët?”

“Kush është ai njeri që nuk di të bëjë këtë matematikë shumë të thjeshtë për vendin e vet? Çfarë jemi duke bërë ne parlamenti dhe qeveria si Kosovë, nëse këto që po i them janë të vërteta?”

“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? Jemi duke u dobësuar, pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur tek opozita? Pse po mendoni se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfiton që është Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img