0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-opozitës: Mos u fshiheni në bira të minit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën ku po debatohet për dialogun me Serbinë, i ka thënë deputetëve të opozitës se duhet të marrin përgjegjësinë.

Haradinaj si kundërpërgjigje ndaj deputetit Korab Sejdiu, ka thënë se ka bërë koalicion me PDK-në por nuk ka bërë koalicion për ta bërë Hashim Thaçin President dhe as Kadri Veselin kryetar të kuvendit.

 

 

“Presidentin Thaçi e kemi dhuratë të LDK-së, për tu bërë kryetar i qeverisë është dashur Thaçi të bëhet president, ka qenë e pa mundur të bëhet ndryshe dhe zoti Veseli kryetar parlamenti. Unë kanë bërë koalicion me PDK-në sot, i kam marrë përgjegjësit me ta, kam marrëdhënie korrekte me ta dhe i respektoj por nuk i keni dhuratë prej meje dhe nuk e kuptoj hipokrizin e juaj të disave që i keni pru dhe i keni lënë këtu, tash thoni ndrysh, u jeni kanë atëherë, kush jeni ju…krejt ata që i njoh unë po na thonë bëni ekip kredibile, uluni, po i thonë parlamentit merrenu vesh. Qeveria do ta përkrah këtë proces me seriozitetin, unë do të respektoj të arriturat institucionale që i kam gjet, pjesë e të cilave jam por po iu lus si parlament merreni përgjegjësin po ashtu, mos u fshihni në bira të minit“, ka thënë ai.

Ai tha se nëse duan të marrin përgjegjësi si Kuvend, të përgatisin një rezolutë, të autorizohet një delegacion i institucioneve dhe opozitës dhe të ecet tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img