0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-opozitës: Mos i jepni zor, s’ka zgjedhje sivjet!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit që t’i thonë “PO” rezolutës për të pagjeturit.

Madje, Haradinaj ka propozuar që familjet e kësaj kategorie të kenë edhe një ndihmesë shtesë financiare.

“… kisha kërku që ta riamadanemtojë ligjin sepse familjet e të zhdukurve kanë problem financiar. Por të paktën institucionet t’i trajtojnë në mënyrë meritore e mos të kenë plagë shtesë edhe në atë ekonomike”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Haradinaj i është drejtuar partive opozitare që të jenë më sy hapur sa i përket cështjes në fjalë. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë këtë  vit.

“Kthejeni gishtin aty ku është përgjegjësia. Duhet me qit kushte në bisedimet me Serbinë, nuk duhet mu ndal deri në fund, deri te qytetari i fundit i zhdukur, pavarësisht etnie. Sivjet s’ka zgjedhje, mos i jepni zor”, është shprehur deputeti i AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img