1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Nuk polemizoj me pasardhësit e heronjve, në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë përgjigje të prerë debatit të ngritur kohët e fundit lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së dhe përpjekjeve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme.

Haradinaj, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, ka kapërcyer kufijtë partiak dhe ka tejkaluar vetveten.

Kreu i AAK-së ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre.

“Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradianaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Gjithmonë kam qenë mirënjohës dhe i përulur para veprës dhe sakrificës së atdhetarëve, veprimtarëve politikë, heronjëve e dëshmorëve të kombit, të të gjitha periudhave historike. Në këtë mënyrë jam edukuar si fëmijë dhe kjo edukatë më ka përcjellur tërë jetën time. Mbetem i vendosur në këtë rrugë, pavarësisht rrethanave që mund të na sjell e ardhmja.

Për interesin e kombit dhe shtetit, gjithmonë kam tejkaluar vetveten dhe kam kapërcyer kufijtë partiak. Ne kemi mjaft armiq që përpos se dëshirojnë ta tjetërsojnë të kaluarën tonë të lavdishme, provojnë edhe sot që të nxisin përçarjen e brendshme dhe të krijojnë opinione në të cilat demonizohen personalitetet e shquara historike, si pjesa politike ashtu edhe pjesa ushtarake. Në rastin e Luftës Çlirimtare, ne duhet të bëhemi bashkë, jo ta mbrojmë, sepse nuk ka nevojë për mbrojtje, por për ta prezantuar ashtu siç është: të pastër e vetmbrojtëse, ku në njërën anë ishin bijtë e bijat të rreshtuar në UÇK, që mbronin familjet e tyre, tokën e stërgjyshërve dhe të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet; e në anën tjetër ishte agresori që erdhi nga një vend tjetër dhe tentoi që përmes gjenocidit ta zhbëjë qenien shqiptare nga trojet e veta.

Pasardhësit e personaliteteve të shquara, që kanë marrë pjesë apo edhe i kanë udhëhequr përpjekjet tona për çlirim, kanë kaluar në situata shumë të vështira jetësore. Mbetja pa prind në kohëra shumë të vështira, kur Kosova ishte ende e okupuar e kur Shqipëria ishte e pazonja për shkak të problemeve të shumta dhe krizave, ka qenë një sfidë e madhe, pasi që ka rezultuar me mungesën e përkujdesjes shtetërore dhe shoqërore për fëmijët e heronjve. Andaj, jo për shkak të mosdedikimit të tyre për Atdheun, por për shkak të sfidave e pengesave jetësore, një numër i madh i tyre kanë qenë në pamundësi të dëshmohen gjithëherë në lartësinë që kishin prindërit e tyre.

Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradinaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img