0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Nuk pajtohem me këtë buxhet, është diskriminues për Dukagjinin

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se opozita në tërësi, por edhe ai personalisht, s’ka si të pajtohet me këtë buxhet të propozuar nga Qeveria për shkak se është i shpërndarë në mënyrë jo proporcionale dhe u shkon për favor vetëm atyre që janë në pushtet

“Ky buxhet shkon vetëm tek interesat e pushtetit”, ka thënë Haradinaj duke folur direkt nga Kuvendi për Info Magazine.
“Buxheti diskriminon perëndimin e Kosovës dhe është e pafalshme se si e trajton në këtë formë diskriminuese rajonin e Dukagjinin, rreth 600 mijë e më shumë banorë”.
“Prandaj, nuk kemi se si të pajtohemi me këtë buxhet. Po ashtu, është e pamundur që të ketë ridestinim të mjeteve kur flasim për projekte serioze”.
Haradinaj ka folur edhe për pajtimin që opozita po gjen me disa nga deputetë e pozitës sa i përket buxhetit.
“Deputetët e pushtetit që e kritikuan këtë buxhet nuk bënë asgjë tjetër pos që e thanë të vërtetën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img