3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Nuk më trembet syri nga Gjykata Speciale, e kam arrit qëllimin (Video)

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka deklaruar se nëse Qeveria nuk do ta dërgojë në Kuvend Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, një gjë të tillë do ta bëjë ai vet, konform ligjeve. Ndërsa, thotë se nuk i trembet syri nga Gjykata Speciale.

Haradinaj tha se forcat e armatosura të Kosovës nuk janë një rrezik për askënd.

“Shumë shtete anëtare të NATO-s nuk i quajnë forcat e tyre ushtri-por janë të armatosura dhe me kapacitete ushtarake”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se zgjedhjet gjithmonë shihen si zgjidhje.

“Sa më shpejt që shpallen zgjedhjet është më mirë, që me dalë prej kësaj situate”, tha Haradinaj në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se “ata që e kanë mundësue, sot po derdhin lot krokodili”.

Thotë se nuk frikësohet nga ndonjë arrestim eventual dhe dërgimit në këtë Gjykatë.

“As që më trembet syri nga kjo Gjykatë, sepse unë e kam arrit qëllimin, lirinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

https://www.youtube.com/watch?v=PeUvvcNaT1w

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img