Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Nuk më dhimbset vetja ose ministrat por gjyqësori nëse s’rriten pagat!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përgjatë seancës ka deklaruar se ka qenë para shumë dilemave edhe për vendimin e rritjes së pagave, si në çdo vendim që ka dilema.

“Kam qenë para plot dilemave dhe në çdo vendim ka dilema. Nuk mendoj se është në rregull njerëzve që u besoni, pra deputeti duhet të ketë rrogën e dinjitetshme, është i zgjedhur i popullit, duhet të ketë një rrogë të dinjitetshme, duhet të jetë imbrojtur edhe në këtë aspekt.Pasi shumica e tyre kanë edhe vlerë material, ndikojnë në vlerë material të vendit, njëjtë është për presidentin, kryeministrin e ministrat.Me këtë e mbroni vlerën e vendi të juaj, pikërisht të atyre që përfaqësojmë.Ajo çka është me shumë rëndësi është se kam dëgjuar se ende se kemi kryer vitin 2012 në gjykatat tona, pra lëndët që janë paraparë të mbyllen në 2012, po i trajtojmë tash. Nëse nënkupton kjo 6 vite të humbura, ky vendim i rritjes së pagave nga Qeveria ka një implikim zgjidhjes së lëndëve dhe në përgjithësi në zhvillimin e punës së gjyqësorit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka shtuar se është kërkuar ligji për nivelizim apo kategorimizimin e pagave, pra proces ky i kërkuar më parë.

“Jam që 6 muaj në punë, pra nuk është bë nga asnjë qeveri më parë. Ndoshta është përgatit është punu por nuk është final.Ky vendim është vendim i enjëhershëm dhe ka ndikim menjëherë në rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.Bëni një matematikë të thjeshtë, qeveritarët dalin me paga më të vogla.Më dhimet ky vendim nëse bjen jo për shkak temin dhe ministrave por për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka përfunduar Hardinaj.

Exit mobile version