-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Nuk duhet të heshtim para një situate ku Kosova është e sanksionuar

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten tha se Kosova është sanksionuar nga mbështetësit me të mëdhenj të Pavarësisë, e kjo si pasojë e politikave të Qeverisë.

Ai pas takimit që mbajti me përfaqësues të shoqërisë civile e mediave, shtoi se ata po vazhdojnë dialogun e brendshëm dhe se shihet se të gjithë janë të shqetësuar.

Haradinaj pohoi se si parti e çmojnë lartë rolin e mediave në informim e drejtë.

Haradinaj thotë se konkluzë e takimit ishte që nuk duhet heshtur përballë problemeve që ka vendi.

“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”.

“Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi. Shprehim mospajtimin tonë më rastin e Klanit. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë civile, me rikthye Kosovën në normalitet, me pasë normalitet edhe në rajon, të ec përpara me rezultatet e dialogut” tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img