Site icon PrishtinaPress

Haradinaj nostalgjik i të 90-ave, tregon hobin e tij të preferuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me nostalgji ka kujtuar fillimin e viteve të 90-ta, kur ka zhvilluar hobin e tij të preferuar – vrapimin.

“Rastësisht hasa në statistikat e tri vrapimeve të mia në distancë prej 100 kilometra, gjatë viteve 1991-1992, në garën Ultramarathon në Zvicër”, ka shkruar ai në Facebook.

“Çfarë krenarie ishte të regjistrohesha si shqiptar, në atë kohë kur Kosova ende nuk ishte shtet”, ka thënë i pari i AAK-së.

Exit mobile version