Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me nostalgji ka kujtuar fillimin e viteve të 90-ta, kur ka zhvilluar hobin e tij të preferuar – vrapimin.
“Rastësisht hasa në statistikat e tri vrapimeve të mia në distancë prej 100 kilometra, gjatë viteve 1991-1992, në garën Ultramarathon në Zvicër”, ka shkruar ai në Facebook.
“Çfarë krenarie ishte të regjistrohesha si shqiptar, në atë kohë kur Kosova ende nuk ishte shtet”, ka thënë i pari i AAK-së.