1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nominohet zyrtarisht për Kryeministër: Duam fitore, do ta mbrojmë pragun e shtëpisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim madhështor që është mbajtur në Pallatin e Rinisë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë.

“Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj, ai ka bërë një historik të përpjekjeve të Kosovës për çlirim e pavarësim.

“Kur ne ishim duke mbrojtë pragun e shpisë tonë atëherë, NATO e prine nga Amerika na ndihmoi. Ju jemi përjetë mirënjohës. Po kush është shtëpia jonë sot?  Po shtëpia jonë dhe e gjithë komuniteteve është Kosova. Kush është pragu? Pragu është kufiri, Kushtetuta, deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij para mijëra simpatizantëve.

Haradinaj ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij gjithmonë e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Ne e kemi mbrojtë gjithnjë pragun e shpisë dhe do ta mbrojmë. Kosova jonë me ushtrinë e vet, me polici, gjyqsi, instutcione sot është me e sigurt, por populli i Kosovës është zot shpije në shtëpi të vet”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ky popull, më 6 tetor, do ta mbrojë pragun e shtëpisë.

“Kur të vijë dita e 6 tetorit dueht të votojmë për pragun e shtëpisë së sigurt”, ka thënë tutje.

Ka folur edhe për kohën kur e ka marrë udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në shtator 2017 kur e kam marrë udhëheqjen, shpija jonë Kosova ishte në terr, nuk prodhonte energji elektrike. Merreni me mend ishim në terr. Kosova nuk e kishte Trepcen, nuk e kishte Ushtrinë”, ka theksuar Haradinaj.

Nuk ka lënë pa përmendur as përpjekjet për copëtimin e Kosovës.

“Në atë kohë mrapa shpine u bëjke një dialog I rrezikshëm. Pra u rrezikoke pragu I shtëpisë. Taksa 100% ka qenë e nevojshme. Nuk është vec taksë, po është sovranitet.  Kjo është listë e shpisë. Këta janë njerëz të Kosoës. Janë njerëz të pragut. Janë njerëz të dijes, guximit, përkushtimit. Që do ta rrisin ekonominë, që do ta bëjnë Kosovën të barabartë”, ka thënë në fund Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img