-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës në Shtime

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurt e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha”.

“Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit”, ka thënë Haradinaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img