1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nis vizitën në Austri, mirëpritet nga familja e dëshmorit të parë të UÇK-së nga Rahoveci

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë në Austri, ku pritet të zhvillojë disa takime me struktura të AAK-së në këtë shtet.

Haradinaj është mirëpritur në familjen e dëshmorit të parë të UÇk-së në Rahovec, Avdullah Bugarit.

“E kisha për nder që vizitën time në Austri ta nisja tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj në Austri ka udhëtuar me kryetarë komunash nga AAK-ja si dhe me deputetë e zyrtarë tjerë të partisë.

“Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij”, është shprehur Haradinaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img