Site icon PrishtinaPress

Haradinaj nga Zvicra: Çdo rrugëtim i yni dhe kauzë kombëtare rrënjët i ka tek mërgimtarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas qëndrimit në Gjermani ka udhëtuar për në Zvicër, ku është pritur nga bashkatdhetarët në këtë shtet.

Haradinaj ka thënë se nga afër ka parë suksesin që kanë shënuar shqiptarët nga trevat shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

“Sonte u ndjeva jashtëzakonisht mirë tek Familja Lika, ku së bashku me kolegë deputetë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, patëm rastin të shohim për së afërmi suksesin e tyre dhe suksesin e shumë shqiptarëve nga të gjitha trojet, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se çdo rrugëtim dhe secila kauzë kombëtare, lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim.

“Ëndrra dhe brenga e secilit mërgimtar është atdheu, është e ardhmja e shtetit dhe kombit tonë. Secili rrugëtim i vendit, secila kauzë kombëtare dhe nismë shtetërore lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim”.

“Më vjen mirë që sot po shoh shumë të rinj, të cilët kanë arritur majat e suksesit, si në ekonomi, gastronomi, mjekësi, shkencë e në të gjitha fushat. Sonte, më bëtë krenar mua, kombin dhe gjithë Kosovën. Faleminderit për mikpritje”, ka përfunduar Haradinaj.

Exit mobile version