Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa vetëdijes tonë kombëtare.
“Sot më 5 mars me bashkëluftëtar nga gjitha trevat e Kosovës dhe trojet shqiptare, me kolegë deputetë, kryetar të komunave, të rinj e të reja po nderojmë këtu në Prekaz, në vendin ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim, ku i gjithë populli pranoi kushtrimin prej këtu për të luftuar deri në çlirim, Në këtë vend pushojnë legjendarët tanë, komandanti ynë, Adem Jashari dhe familja Jashari, po ashtu prej këtij vendi nisemi më të fortë çdoherë për të gjitha ato sfida e punë që na presin”, tha Haradinaj.