Site icon PrishtinaPress

Haradinaj nga Akademia Ushtarake ‘West Point’: Kosova mburret me ushtarët e saj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Amerikë.

Ndërsa sot ai ka vizituar Akademinë Ushtarake ‘West Point’ ku është pritur nga Gjenerali Williams.

Kryeministri i vendit ka shtuar se Kosova mburret me ushtarët e saj.

Postimi i plotë:

Ndjenjë e posaçme nga vizita në Akademinë Ushtarake “West Point” dhe pritja e ngrohtë nga Gjenerali Williams.

Kjo akademi e dijes, traditës, fisnikërisë ushtarake dhe ekselencës, ka pritur dhe aftësuar kuadrot më të mira të ushtrisë Amerikane.

U ndjeva i lumtur dhe krenarë kur pashë se kësaj akademie i janë bashkuar ndër vite për shkollim edhe kadetë nga Kosova.

Me profesionistët që dalin nga kjo akademi, Kosova do të ketë kuadro të mjaftueshme dhe të aftësuara, të cilët do ta ngrisin Ushtrinë e Kosovës në nivel të avancuar të udhëheqjes dhe profesionalizmit.

Përkrah ushtrisë së ShBA-ve, Kosova do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm në rajon por kudo në misione paqësore në botë!

Kosova mburret me ushtarët e saj!

Exit mobile version