Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
Ai ka thënë se është mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.
“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës. Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Sot nënshkrova në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II.
Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.
Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin.
Jetë të gjatë, Mbretit Charles III.