Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Në Zyrën e Kurtit e lexuam rresht për rresht marrëveshjen, s’kemi alternativë

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti e ka lexuar fjalë për fjalë planin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se beson që marrëveshja mund të kryhet këtë vit, pasi sipas tij ka fokusim të madh të ndërkombëtarëve që të kryhet brenda këtij viti.

Sipas tij, ky plan i marrëveshjes do të jetë i vështirë për t’i ikur.

“Së fundmi e kam dëgju prej kryeministrit Kurti, e kem lexu aty. E kemi kthy, me Ardianin kemi qenë bashkë, dytë e kemi lexu. Nja 1 or jemi marrë me to. E kam lexuar rresht për rresht. S’di që kemi mujt me lon kësaj here, nuk është bashkë me lon. Shumë vështirë ka me qenë me lon kësaj here. Besoj që ka fokusim të madh që këtë vit të kryhet kjo çështje”, tha ai./Prishtinapress/

Exit mobile version